Skënderbeu bashkon grekë e shqiptarë në Athinë

skenderbeu-1541596318.jpg

Mundet që marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë të jenë tensionuar ditët e fundit. Por figura e Skënderbeut ka mbledhur në Athinë grekë e shqiptarë, për të eksploruar e parë gravura e libra që lidhen me veprën madhore të heroit tonë kombëtar.

Ishte një veprimtari mjaft cilësore, e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me bibliotekën Gennadius, një nga institucionet emblematike në Greqi.

Të pranishëm, bashkatdhetarë emigrantë, miq grekë të Shqipërisë, studiues, përfaqësues të artit e të kulturës helene, por edhe të trupit diplomatik të akredituar në Greqi.

Gjatë veprimtarisë u prezantua libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra”, i studiueses Maki Paizi Apostolou, botuar këtë vit në Greqi.

Drejtori i Muzet Historik Kombëtar, Dorian Koçi, mbajti kumtesën “Skënderbeu dhe Europa”.

Përshëndeti ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari.

Të pranishmit vizituan ekspozitën e hapur në sallën e studimit të Bibliotekës.

Aty do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 30 nëntor, hartat e vjetra të koleksionistit grek Jorgos Kolomihalis, libra të shekullit të 15-të nga koleksionistja angleze dhe mike e Shqipërisë, Patricia Nogee (Patrisia Nuzh), si dhe libra, gravura e kartëpostale, pjesë e koleksionit të Bibliotekës Genneadus.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303