Skënderbeu mund Partizanin dhe merr kryesimin

Skënderbeu ka fituar 0-2 në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit, duke marrë kryesimin e Kategorisë Superiore pasi me këto 3 pikë kapërcen në renditje pikërisht “Të Kuqtë”.

Partizani numëronte 7 fitore dhe 1 barazim në 8 ndeshjet e fundit, duke u shfaqur si një pretendent serioz për titullin, por ekipi korçar tregoi edhe një herë tjetër se do të jetë e vështirë për ta rrëzuar nga froni I futbollit shqiptar.

Gjergji Muzaka dhe Bregu ishin autorët e golave për Skënderbeun, në një stadium të “skuqur” nga tifozët e Partizanit. Mesfushori kryeqytetas kishte vetëm një minutë që ishte futur në fushën e lojës dhe u shërbye me një krosim mjaft të bukur nga krahu i majtë i sulmit korçar, duke goditur fluturimthi, ndërsa topi u përplas në shtyllë dhe u ndal në rrjetën e Alban Hoxhës.

Partizani u mundua të rikthejë baraspeshën, duke tentuar të sulmojë me më shumë forca, ndërsa në minutat shtesë, skuadra e Skënderbeut gjeti edhe golin e dytë, kur pas një kundërsulmi, Bregu u shërbye në zonë dhe gjuajti mjaft bukur, duke çuar topin në rrjetë.

Lër një koment