‘Skifterat’ grabisin shtëpinë e futbollistit të PSG-së

Neymar-2-700x481.jpg

Hajdutët kanë një pre të re të preferuar tashmë, dhe ato janë shtëpitë e futbollistëve të famshëm.

Rasti i fundit është shënuar në Francë, ku pre e grabitjes ka rënë ish-mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, i cili pas fitores me Nantes e ka gjetur shtëpinë e tij të “thyer”.

Sipas asaj që raporton francezja “L ‘Equipe”, nga shtëpia e brazilianit janë vjedhur rreth 1 milion euro, gjithashtu edhe një ore me vlerë 600 mijë euro.

Silva nuk është futbollisti i parë që bie pre e grabitësve, ku pak ditë më parë, sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik dorëzoi në duart e grabitësve orën e tij Rolex. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303