‘Skifterët’ vjedhin avokatin me 350 milion lekë në shtëpi

Një grabitje banese është raportuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë banesa e avokatit Edmond Saliu, të cilit i kanë marrë rreth 350 milion lekë.

Policia ka nisur hetimet, por sipas saj, nga kqyrja e vendit të ngjarjes nuk ka shenja të hyrjes me dhunë në banesë, as nga dera kryesore dhe as nga dritaret.