fbpx

Skrapar/Arrestohet kryeplaku i fshatit, kultivonte kanabis

Kryeplaku i fshatit Prishtë të Skraparit është vënë në pranga pasi dyshohet se kultivonte kanabis në parcela.

Kryeplaku i fshatit Prishtë në Njësinë Administrative Çepan kishte kultivuar rreth 300 bimë kanabis në parcela në vendin e quajtur  “Moçalishta”.

39-vjeçari me iniciale J.L. është personi i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle në territor e te njoftonte policinë për kultivim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.