fbpx

“S*ks apo…? Çfarë po ndodh në qendrën e masazheve, vajza pohon shërbimet ekstra: 30 euro për…

Një problematikë shumë  e madhe vijon te qendrat e masazheve. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Prishtinë, ku në një qendër masazhi reklamohen pjesët intime të trupit të vajzave që punojnë aty, ku edhe u bëjnë thirrje klientëve që të rezervojnë shërbimet tek to.

Lajmi.net ka kontaktuar njërën prej vajzave që punon aty dhe ka pohuar se ofrohen shërbim ekstra përveç masazhit.

“Po e vërtetë është ajo”, ka thënë ajo.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Pòlicinë e Kosovës për të kuptuar nëse janë inspektuar këto qendra.

Policia e Kosovës menjëherë ka nxjerrë një njoftim.

“Policia, bazuar edhe në kompetencat ligjore jemi përgjigjur këtyre rasteve qofshin ato të ardhura si ankesave të qytetareve, informatat nga tereni apo edhe  indikatorëve tjerëve tjerë siç është rasti i reklamave përmes rrjeteve sociale. Raste që kemi iniciuar hetime nën dyshimet për veprat penale si Trafikim me njerëz, Mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim i lokaleve për prostitucion janë gjithsej 23 raste”, thuhet në përgjigjën e PK-së.

Ndërkohë çmimet për masazhe janë të njëjta në secilin lokal që ofron këtë shërbim. Kështu, për një orë masazh çmimi është 30 euro. Por, disa nga to kohë pas kohe bëjnë zbritje. Kur ka ndonjë festë.