22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Skuadra e forcave speciale çeçene ‘lëshohet’ në Ukrainë, kërkojnë kokat e zyrtarëve të Kievit

Së fundmi një skuadër ‘gjuetarësh’ e forcave speciale çeçene është lëshuar në Ukrainë për të ndaluar ose vrarë një grup zyrtarësh të veçantë ukrainas.

Mësohet se secilit ushtar iu dha një detyrë e veçantë me fotografi dhe përshkrime të zyrtarëve ukrainas, raportoi një kanal Televiziv i Moskës me lidhje me institucionin e sigurisë.

Lista është e zyrtarëve dhe oficerëve të sigurisë të dyshuar për ‘krime’ nga Komiteti Hetimor Rus, shtohet në raport.

Më herët presidenti i Ukrainës pranoi se ai është ‘objektivi numër një’ për vrasësit rusë në kryeqytetin e tij, ndërsa familja e tij është ‘goli numër dy’ për vrasësit e Putinit, shkruan DailyMail.

Skuadra çeçene mendohet të jetë në një pyll ukrainas dhe dyshohet se iu dha një ‘urdhër për të vrarë’ nëse personat në listën e të kërkuarve nuk mund të ndaloheshin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat