fbpx

Skuadra e qytetit ku “lindi” Coronavirusi, në Madrid për ‘El Classicon’

wuhan.jpg

Në Itali dhe shumë vende të tjera të Europës po mendojnë për zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura për të shmangur përhapjen e Coronavirusit, ndërsa skuadra e qytetit ku edhe lindi virusi që ka alarmuar botën, ka qenë dje në “Santiago Bernabeu”.

Wuhan Zall është skuadra e qytetit të Wuhanit, aty ku edhe u konstatua për herë të parë Coronavirusi, ndërsa stafi I lojtarëve dhe trajnerëve ishin të ftuar nga Federata Spanjolle për të ndjekur nga afër El Classicon mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Në shkallët e “Santiago Bernabeut” nuk kishte aspak vend për panik, pasi skuadra kineze ndodhej në Spanjë që para se të konstatohej virusi në qytet, për të kryer fazën përgatitore, ndërsa vijon të mbetet aty edhe sot e kësaj dite, pasi në Wuhani është “zonë e kuqe” dhe nuk mund të rikthehen.

Megjithatë Federata Spanjolle, nëpërmjet ftesës së tyre në tribunën e stadiumit madrilen, kërkoi t’i japë një mesazh botës mbarë që të mos tremben nga virusi, ndonëse pasojat e tij kanë rezultuar shpeshherë fatale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303