Skulptura e rrallë shitet për 31 milionë dollarë

skulptura.jpg

Skulptura

Një skulpturë e rrallë 3000 vjeçare është shitur në ankand për 31 milionë dollarë në Christie të New York të mërkurën.

Skulptura ka shkatërruar rekordin e mëparshëm botëror të artit asirian.

Çmimi i saj u trefishua pasi u vlerësua se do shitej për 10 milionë dollarë dhe blerësi është anonim.

Tabloja e skalitur u gërmua në shekullin XIX nga rrënojat e Pallatit Veriperëndimor në Nimrud, në Irakun e sotëm.

Për vite qëndoi në një bibliotekë private.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303