Skuqet Superiorja, Partizani kampion pas 26 vitesh

Kryeqyteti mbetet i kuq, por jo vetem. Edhe Kategoria Superiore vishet me ngjyren e kuqe pasi zyrtarisht tre jave perpapra mbylljes se kampionatit Partizanit shpallet matematikisht kampion i Kategorise Superiore.

Nje sukses historik per “demat e kuq” qe rikthejne ne shtepine e tyre titullin kampion pas 26 vitesh kur ishte fituar per here te fundit.

Nje arritje fantastike dhe plotesisht e merituar per djemte e drejtuar nga tekniku, Skender Gega, te cilet kane bere nje sezon mbreslenes duke e dominuar totalisht kampionatin duke e udhehqur ate me merite te plote.

Nje enderr e bere realitet per tifozerine e Partizanit qe pas shume vitesh pritje arriti qe te shohin ekipin e tyre kampion duke shtuar ne 16 numrin e titujve ne vitrinen e klubit kuq.

Padyshim nje shperblim i madh dhe per presidentin Gazmend Demi, i cili pas shume sezonesh investimi e riktheu Partizanin aty ku kishte premtuar: kampion.

Derbi i sotem u mbyll me fitoren e madhe te Partizanit me rezultatin 2-1 ne nje 90 minutesh qe dhuroi spektakel, nje nje “Selman Stermasi” te mbushur plot nga ana e tifozerise se kuqe.

Te kuqte kaluan te paret ne avantazh me ane te Çinarit qe realizoi nje gol spektakolar, por Greca barazoi shifrat ne minutat e fundit te pjeses se pare.

Por, do te ishte serish Eraldo Çinari qe ne pjesen e dyte shenon serish per Partizanin duke u shenderruar ne heroin e kesaj fitoreje per demat te cilet vijojne te mbeten te pathyeshem ne derbi qe prej vitit 2014.

Tashme festa eshte teresisht e kuqe me Partizanin qe ka legjitimitetin te gezoje fitimin e titullit kampion.