Skuteri i famshëm i Lady Norman

Aktivistes dhe socialistes angleze, Lady Norman i dhuroi bashkëshorti i saj, Henri Norman një skuter për ditëlindjen e saj. Ajo e përdorte atë si mjet udhëtimi për të shkuar në zyrën e saj në qendër të Londrës.

Skuteri ishte një bord i sheshtë më rrota dhe me një dorezë të gjatë përpara, ku mendohet para 100 vjetësh përdorej si lodër për fëmijët. Skuteri i Florence Prishilës ishte një nga të parët me motorizim. Si një skuter i bërë për fëmijë, nuk kishte vend për tu ulur.

I prodhuar në Nju Jork dhe në Gjermani nga Krupps, shërbimi postar amerikan e testoi skuterin si një mjet transporti të shpejtë për ofrimin e shërbimit special të tij

Skuteri i palosshëm gjithashtu thuhet se është përdorur si një makinë e shpejtë për tu larguar me shpejtësi nga bandat e Nju Jorkut. Shumë prodhues të tjerë ndoqën modelin e skuterit.

Kompania ‘ABC Motorcycles’ prodhoi Skootamota, e cila kishte një shpejtësi maksimale prej 24 km/ h, dhe kompania Gloster Aircraft prezantoi Runabout Reynolds në 1919, pasuar nga Unibus në 1920. Unibus u promovua si “makinë me dy rrota”.

Lër një koment