‘S’më ha “luli” për ty’/ Ia ka thënë Ramës, Haradinaj e PRANON: Isha i detyruar të ruaja ‘arat’ nga vëllai im, Edi!

39527772-247D-4364-BA6E-4AB8A6DD732E.png

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama kujtoi takimin për Samitin e Berlinit dhe bisedën me homologun e tij asokohe, Ramush Haradinajn. Më në fund ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Në një intervistë për RTK-në, kreu i AAK-së, Haradinaj u shpreh se 2 vite më parë në Berlin pati një bisedë të pakëndshme me kryeministrin Rama, por jo me liderët e tjerë ndërkombëtarë. Ndryshe nga sa pretendoi Rama.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara, në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama,”- ka thënë Haradinaj në intervistë. Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me fjalor të ashpër me Ramën, ashtu siç bëri me dije kreu i ekzekutivit të Shqipërisë para një dite.

Kujtojmë se dje në një status të tij, duke mos përmendur emrin e tij, Rama iu referua Haradinajt si “lider kosovar”. Madje tha se në prezencë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Por në fakt, Haradinaj dhe ministri i tij për drejtësinë, Selim Selimi, pretendojnë të kundërtën. Të dy tregojnë se ofendimi ka qenë për asnjë tjetër, veçse për Ramën dhe nuk e mohojnë për asnjë  moment që ka ndodhur. Pse gënjen Rama?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303