fbpx

S’mund të përsërisim gabimet”. Grida Duma: Mbështes protestat për TK

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për situatën e krijuar në vend si pasojë e COVID-19, lidhur me ekonominë.

Duma theksoi në një lidhje ‘Skype’  me News 24, se përveç dëmit që ka shkaktuar pandemia, bizneset po i godet edhe presioni i qeverisë.

“Presioni në ekonomi është i gabuar. Nuk ka kuptim të ushtrojnë frikën e gjobës, ushtrimi i presionit nuk është asnjëherë i mirë sidomos në ekonomi kaq fraxhile sa ekonomia shqiptare. Njerëzit mund të bëjnë më pak ditë pushime po do tentojnë të zgjdhin vende të mira, do të duan të jenë më të sigurt, do zgjedhin ato struktura që garantojnë higjienën dhe sigurinë”, tha Duma ndërsa shtoi se paketat e ndihmës të qeverisë shqiptare nuk mund të quhen të tilla.

Sa për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Duma u shpreh se qeveria vendosi të ndërhyjë në një moment të paqartë. Ajo vlerësoi po ashtu protestat e nisura pas këtij akti, si veprime që i thërrasin kujtesës.

“Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Ishte ky një tregim force? Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Nga specialistët kam dëgjuar që godinat avangard janë sot godinat me material të lehtë. I siguron nga të gjitha goditjet. Pavarësisht kësaj s’do merrem me argumentimet e tyre. Unë jam e mendimit se ajo godinë duhet të qëndronte ashtu. Mendoni sikur të ishte e vendosur në kuti xhami, mjaftonte të qëndronte ashtu vec për vlerën historike që ia rrit vlerën. Protestave sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”,- theksoi Duma.