fbpx

“S’na kapni dot”. Shqiptarët tallën policinë pas vjedhjes, e pësojnë keq

te-rinj.jpg

Po talleshin dhe qeshnin me policinë, por e pësuan shumë keq. Bëhet fjalë për dy shqiptarët e arrestuar nga policia italiane, ndërsa janë përpjekur të vjedhin dy apartamente, mbrëmjen e djeshme në Via della Mendola.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë 34 dhe 28 vjeç, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale vjedhje e rëndë dhe posedim i mjeteve të përshtatshme për vjedhje.

Teksa vunë re praninë e policisë në zonë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë.

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Ndërsa po largoheshin, ata ishin parë nga disa qytetarë teksa tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303