fbpx

S’ndalen përplasjet mes Ruçit dhe Gjuzit: S’kam më frikë, ke ardhur t’më rrëzosh…

Nuk kanë të ndalur përplasjet mes Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.

Duke folur në seancën plenare, Ruci tha:

“Di që opozitarët janë për të rrëzuar nga pushteti, jo për ti mbajtur. Ky është funksioni. E dyta që të vini në pushtet duhet të jepni shembullin se dini të bëni gjëra të mira. Se përmenda emrin se ke ardhur të më mbash në karrige. Jo o zotëri ke ardhur të më rrèzosh mua nga kjo karrige.”

Për këtë ndërhyri Gjuzi duke i përmendur votat e vjedhura dhe duke i thënë se nuk është i frikësuar sërish nga përjashtimi pasi nuk mund të dënohet më shumë se 10 ditë.

“Nuk të mbaj unë në pushtet, të mban vota, 50 i ke të PS, 24 i ke të vjedhura. 50 mandate, 24 të vjèdhura me pòlicinë e shtetit. Do të shkojë kryeministri para ligjit. Unë vazhdoj prap, nuk kam frikë, më shumë se 10 ditë nuk më dènon dot”, tha Gjuzi.