S’ndalen skandalet/ Drejtori i Shkodrës i vjedh Ramës pasurinë, zbulohet vendimi….

Pas skandalit të bërë publik nga Partia Demokratike lidhur me Kryebashkiakun Pjetri i cili rezulton i dënuar në Itali për drogë, një tjetër zyrtar ka probleme me drejtësinë. Bëhet fjalë për drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, Mark Molla.

Sipas një vendim gjykate, në 1989 Molla është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale ‘Përvetësim të pasurisë socialiste” si dhe për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Po ashtu në vendim thuhet se si masë dënimi ndaj Mark Mollës është aplikuar edhe mbajtja e një pjesë të rrogës.

Për më tepër shihni vendimin e gjykatës, që mban datën 20/05/1961.