fbpx

Sokol Balla humb personin e shtrenjtë të familjes, ndërron jetë mjeshtri i kameras televizive

27720844_10211815212760089_1597123521_n.jpg

Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Lulzim Balla.

I njohur për kontributin e tij në televizionin shqiptar, Lulzim Balla ka punuar si kameraman televiziv për vite të tëra në RTSH.

Babai i gazetarit ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat, është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, është shprehur gazetari për humbjen e të atit.

 

 

Real News

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303