fbpx

Solidaritet dhe dhimbje e përbashkët/ Vërtetuam serish se jemi kombi i madh i Nënë Terezës

85084871-52EC-4AE9-AEFC-75ACF5CFA6E3.jpeg

Kanë qenë me dhjetëra rastet në historinë e këtij vendi që kombi shqiptar ka treguar se ka një zemër të madhe sa më ska.

E kemi treguar me të huajt, e kemi treguar mes veti. Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, kemi ecur bashkë me solidaritet të plotë dhe kemi ndarë dhimbjen e madhe të gjithë së bashku.

Ashtu siç 20 vite më parë, kur mbi 1 milion shqiptarë u shpërngulën nga barbaria serbe dhe u pritën në shtetin e tyre amë si në shtëpi, ashtu edhe sot, në këtë ditë tragjike, po e përballojmë të gjithë bashkë.

Autokolona e nisur sot nga Prishtina, me shqiptarë të mirë, që na vinin në ndihmë ishin nga ato pamjet që të mbushin shpirtin në këto momente dhimbjeje.

Por jo vetëm. Të gjithë shqiptarët janë gjendur në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.

Janë gjendur aty në operacionet e kërkim shpëtimit, me zemër të drithëruar dhe kanë ndihmuar për ta hequr nga ato rrënoja të mallkuara çdo gur, me dorë si një zinxhir i pandashëm. Shqiptarët hapë shtëpitë e tyre, dhuruan ndihma materiale.

Respekt, mirënjohje për të gjithë. Shpirti i shqiptarit është i madh. Treguam edhe një herë se jemi kombi i madh i Nënë Terezës dhe bujaria jonë është epike. Real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303