Solidarizimi për tërmetin/Bebe Rexha mban premtimin dhe niset për në Shqipëri

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Bebe e ka mbajtur premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur sot për në Shqipëri.

Këngëtarja ka treguar me anë të videove të postuara në Instagram se do qëndrojë vetëm një ditë në vendin tonë. Bebe ka hapur një llogari në të cilën janë mbledhur mijëra dollarë nga donacionet dhe vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë. “Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do nisem për në Shqipëri për t’u siguruar që paratë po shkojnë në vendin e duhur”, shkruan Bebe.