fbpx

Solomon bën me zemër Partizanin, Skënderbeu bie në Korçë

parti_n-450x450.jpg

Ndaj Flamurit ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, një sfidë ku vetëm 3 pikët kishin rëndësi për tu mos shkëputur ndaj ekipeve kryesuese.

Partizani vuajti jo pak në një sfidë të lehtë në letër dhe që dukej se gjithçka shkonte në rrjedhën e duhur pas minutës së 23-të ku Solomon tregoi instikt të pastër goli duke kaluar kryeqytetasit në avantazh. Nga hero, në vetëm 6 minuta, Solomon shpërthen në lot teksa sheh që gjyqtari i takimit i akordoi karton të kuq për faull në zonë.

Ndërhyrja e nigerianit ishte e rëndë, pavarësisht se jo e qëllimshme, një vendim ky i kryesorit i cili nuk u prit mirë nga trajneri Lerda. Mungesa e një lojtari në fushë uli ndjeshëm ritmin e ekipet të kuq gjatë pjesës së dytë por Flamurtari nuk kishte as forcën e duhur e as elementët e duhur për të rrëmbyer një pikë nga transferta kryeqytetase. Kampionët në fuqi përfitojnë në maksimum nga ndalesa e ekipeve kryesuese, teksa tashmë e shohin veten në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve, një më pak se Tirana kryesuese.

Starti perfekt i Skënderbeut u zbeh shumë dhe shpejt ku 6 pikët e marra në 2 sfidat e para bëhen nul pas humbjes të rëndë pësuar nga Bylis. Në Korçë të gjithë ishin përgatitur për fitoren e 3-të radhazi por ekipi i Ilir Dajës me sa duket nuk i kishte bërë mirë llogaritë duke u çarë në zemër të mbrojtjes pas vetëm 11 minutash lojë.

Atëherë kur të gjithë prisnin reagimin e Skënderbeut, Bylis i ndëshkoi sërish në minutën e 45-të ku Guindos ndoqi mirë aksionin dhe më kohë realizoi golin e dytë për ekipin ballshiot. Historia ishte e njëjtë dhe në pjesën e dytë ku për ta bërë dhe më të madhe këtë fitore në transfertë të Bylis mendoi Isli Hidi.

Portieri u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke trefishuar rezultatin. Bylis arrin në këtë mënyrë një fitore të madhe, duke u pozicionua në vendin e 6-të një kuotën e 4-ër pikëve, një fitore që i jep frymëmarrje dhe qetësi për një sezon të gjatë ku konkurrenca pritet të jetë e madhe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303