fbpx

Soni Malaj dhe planet e saj për dasmën

Soni-Malaj.jpg

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka qenë  e ftuara e rradhës në “Mirage” ku ka folur jo vetëm për arritjet por edhe për planet e saj në jetën private.

Soni është munduar ta mbajë larg syve të medias familjen e sidomos vajzën e saj të vogël Ana.

Kanë kaluar vite pas divorcit të saj me Mirkon dhe Soni ka gati 3 vite që është në një lidhje me biznesmenin të quajtur Klevi.

Ajo gjithashtu është  shprehur më herët se partneri i saj dhe vajza ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Por planet për martesën me sa duket për Sonin nuk janë shumë të afërta.

Këngëtarja është shprehur:

“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasmë. Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët”,-u shpreh Soni me shaka.

Po fustanin e bardhë do e veshë sërish?

“Se di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër: ‘Kur digjesh prej qullit i fryn kosit’, kështu që të shohim”,-u shpreh këngëtarja.

Ajo gjithashtu shtoi se ndihet e vetëpërmbushur në çdo aspekt në jetën e saj./real-news.tv

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303