fbpx

Soni Malaj zbulon sekretin që e mban në formë

soniii.png

Kjo verë ka qenë e ngarkuar për këngëtaren Soni Malaj.

Pas një koncerti recital në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ajo ka publikuar disa këngë njëra pas tjetrës.

“Ta fala” dhe “Te quiero” kanë qenë dy këngët e fundit të Sonit që deri më tani kanë rezultuar të suksesshme. Së fundmi, ajo dha një intervistë për një radio italiane, ku u quajt edhe latinia e Shqipërisë dhe ku foli për karrierën e saj të gjatë në muzikë.

Si ia del Soni të këndojë live dhe njëkohësisht të mund të kërcejë dhe të jetë aq energjike sa është? Në një intervistë për Top Awards, Soni ka treguar “sekretin” e saj.

“Ia dal falë një trajnimi shumë të mirë fizik, vokal dhe ushqimor që bëj gjatë gjithë vitit. Unë kam pasion shumë të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari”, ka deklaruar Soni.

Soni punon shumë në fizikun e saj dhe këtë e tregon edhe fakti që ajo edhepse tashmë është bërë nënë, gjithnjë është në super formë fizike.

View this post on Instagram

#mondaymotivation #gymgirl @fitnesspractica

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

 /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303