“Sonte kemi dasëm” I riu nga Gramshi qëllon me armë, e pëson babai i nuses

dasem.jpg

Nuk është çudi që nga gëzimi i madh, njerëzit t’i shohësh edhe të qajnë nga emocionet. Por një i ri nga Gramshi, nuk e ka përmbajtur dot veten në një ceremoni martesore. Fabjon S, banues në fshatin Kalaj të Gramshit, është arrestuar nga policia ndërsa zhvillohej dasma ku ai ishte i ftuar, pasi ka qëlluar me armë në ajër. Një traditë kjo e shqiptarëve, që duket se i ka “mbijetuar” ende kohës.

Fabjon S., 27 vjeç, u arrestua dhe do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Dasma mbahej në fshatin Gribë më 18 tetor, ku i riu ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së 59-vjeçarit me iniciale L.M.

Por ditën e lumturisë së vajzës së tij, edhe vetë i zoti i shtëpisë duhej që në këtë rast ta kalonte me të qarë, por jo nga ato të gëzimit. Edhe 59-vjeçari u vu në sitën e policisë, dhe ai do të procedohet penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale “Moskallëzim krimi” /RealNews

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303