“Sorrat krakëllijnë kundër mjekëve në Itali’, shpërthen keq Spartak Ngjela

ngjela43-770x430-1-590x354.jpg

Lidhur me 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që ndodhen në Itali për të luftuar Covid-19 dhe lajmeve që po botohen për ta ka reaguar ashpër edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

Ngjela shprehet se ata janë krenaria e të gjithë shqiptarëve dhe në daljet e tyre televizive kanë treguar vlerat e vërteta.

“Dëgjova mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në spitalet italiane, në ndihmë kundër koronavirusit. Janë angazhuar të gjithë në spitalin e Breshias, i cili është më i prekuri spital nga sëmundja epidemike. Bravo!

Ishin mjekë të rinj, dinjitozë dhe me një theks human në ato që thoshin nëpër intervistat që iu jepnin televizionëve italianë. Të gjithë të qeshur dhe optimistë… që flisnin një italishte të nivelit të lartë. Më bënë edhe mua optimist dhe krenar për ta.

Kurse sorrat këtu krakëllijnë kundër tyre… Është për turpin e sorrave, se nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin. Nuk ka shkatërrim, zotërinj, bjerini këmbës! Neve shqiptarëve na kanë mbrojtur e do të na mbrojnë malet më magjikë të botës, dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur më to”, shkruan Ngjela në facebook.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303