fbpx

Sot betohen ministrat e rinj

ministrat-e-rinj-1.jpg

Ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe të miratuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta, do të betohen sot në Presidencë.

Ministrat do të ngjitin shkallët e Presidencës rreth orës 14:30, për të bërë betimin duke vendosur dorën në Kushtetutë e do të thonë “Betohem”.

Pas miratimit ditën e djeshme të dekreteve të Presidentit mbi ministrat e rinj nga Parlamenti sot mbetet edhe pjesa ceremoniale e betimit në Presidencë.

Betimi i ministrave të rinj vjen në një atmosferë politike tejet të ndezur midis presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ku posti i ministrit të Jashtëm mbetet ende bosh. Ndërsa kryeministri i ka dërguar emrin e tij kreut të shtetit për të drejtuar këtë Ministri.

Tani pritet brenda 7 ditëve siç e parashikon Kushtetuta që presidenti Meta të dekretojë ose jo emrin e kryeministrit Edi Rama në krye të Ministrisë së Jashtme, pas përplasjes për emrin dhe kredibilitetin e Gent Cakajt për të drejtuar këtë dikaster./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303