Sot dita e Çlirimit të Shqipërisë

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të organizojnë një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Presidenti i Republikës,Ilir Meta do zhvilloi homazhe në orën 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.

Lër një koment