13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

TË FUNDIT

Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, aktivitete në Tiranë (Foto)

Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar te gjitha shtetet të kenë një ditë të instucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve. Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqënien e fëmijëve të botës.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtuar. Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

Të gjitha vendet anëtare të cilat e kanë miratuar Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas nenit 19 të Konventës për të drejtat e fëmijëve morën obligimin për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo lloj forme të dhunës psikike, lëndimeve apo keqtrajtimeve, neglizhencës ose pakujdesisë, eksploatimeve, si dhe keqpërdorimit seksual.

Fëmijët janë një grup shoqëror mjaft i ndjeshëm, që lehtë mund të ekspozohet ndaj keqtrajtimit dhe dhunës, prandaj paraqitet nevoja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët për çdo ditë janë të ekspozuar ndaj dhunës, eksploatimit, viktimizimit nga të rriturit, por edhe ndaj urisë, sëmundjeve dhe mungesës së kushteve socio-ekonomike për një jetë të shëndetshme dhe aktive në vendet e varfra ose vendet në zhvillim. Problem shtesë për fëmijët është qasja në edukim, shfrytëzimi i punës së fëmijëve për të lypur, punë në fabrikë dhe si pjesë e industrisë jolegale seksuale. Një nga problemet më të mëdha me të cilin po përballet bota është tregtia ilegale me fëmijë dhe organe, që është më prezentë në mjediset ku fëmijët nuk kanë kushte për marrjen e dokumenteve personale.

Aktivitetet në Shqipëri

Shqipëria është një nga vendet anëtare e cila ka mirëpritur kartën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Për të informuar fëmijët dhe për të sensibilizuar ato sot në të gjithë vendin janë bërë aktivitete të ndryshme.

Përmendim këtu aktivitet në shkolla dhe në kopshte për të respektuar këtë dite dhe për ti dhëne zë fëmijëve tanë.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave te Fëmijëve në kryeqytet janë organizuar një sërë  aktivitetesh.

Një nga shkollat më me emër në Tiranë “Skënder Çaçi” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj dite në bashkëpunim me organizatën “Zemra e Tiranës”.

Aktiviteti konsistonte në informimin e fëmijëve për të drejtat si dhe edukimin e tyre në të sjellurin në shoqëri, gjithashtu u preken tema të nxehta te ditëve të sotme siç janë mosbarazimi dhe bullizmi.

Aktiviteti u mbajt ne ambientet e shkollës me nxënësit po të kësaj shkolle, ky aktivitet u mirëprit nga prindërit pasi fëmijët patën mundësinë të shprehin veten dhe të njohin më mirë komunitetin ku ato jetojnë dhe bashkëveprojnë, kjo ndikon dhe ne vetëvlerësim personal i cili është shumë i rëndësishëm për një rritje të shëndoshë.

Një aktivitet i tille përmban zërin e fëmijëve. Çdo fëmije ka të drejtë të dëgjohet për të kuptuar më mirë veten dhe shoqërinë ku ai jeton dhe ndërvepron.

Bashkëbisedimi është mjeti me i rëndësishëm në çdo lloj marrëdhënie.

Siç e dimë në Shqipëri ekzistojnë fenomene të ndryshme të cilat pengojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve, por cilin model duhet te zgjedhin ato që të jenë të lumtur.

Përveç faktit të informimit që fëmijët kanë të drejtat e tyre dhe zëri tyre duhet dëgjuar ne duhet të përpiqemi t’i njohim dhe të edukojmë  brezin e ri.

Një nga kushtet kryesore që të vegjlit të jenë të parapërgatitur për t’u përballur me jetën është të njohin mirë vetveten, të kontrollojnë emocionet, të jenë të kthjellët dhe të bindur për gjërat që duan vërtet; ta dëgjojnë veten, të ndjekin ëndrrat dhe të presin për t’i realizuar.

E njëjta kulturë nuk duhet dhe nuk mund të jetë një nocion i thjeshtë: duhet jetuar si diçka praktike, si një mjet për të mësuar që të bashkëpunosh në realitet, për të arritur në një fund që të shpërblehesh vetëm për mirë. Nuk do mend që kërkesat e mësipërme janë të vështira për një të rritur, e jo më për një fëmijë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss