fbpx

Sot ditëlindja e Adelajdes, miku i saj bën urimin prekës

Screenshot_9-6.jpg

Për miqtë dhe familjarët e Adela Xhemanit, sot është një ditë më e hidhur se të tjerat, pasi do të festohej ditëlindja e 32-të e saj. I pari që e kujton Adelën në rrjetet sociale, është miku i saj Eraldo Rexho, i cili nuk resht kurrë së shprehuri se ajo i mungon shumë. Por miqtë e Adelës nuk kanë zgjedhur të trishtohen më, sepse do të mblidhen të gjithë me datë 12 nëntor për të kënduar dhe kërcyer, ashtu siç do të kishte ajo dëshirë.

“Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë!” – shkruan gazetari Eraldo Rexho.

Gazetarja 31-vjeçare u nda nga jeta më 29 tetor të 2017, pas një infarkti kongjestiv në zemër. Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës, duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *