Basha mbledh kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vepruan menjëherë sërish pas djegies së mandateve ditën e djeshme.

Bëhet me dije se sot në orën 18:00, kreu i PD do mbledhë kryesinë, ndërkohë ditën e nesërme do zhvillojë një takim më Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këto mbledhje vijnë fill pas djegies së mandateve të PD, por edhe LSI gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë, të enjten parashikohet një tjetër protestë e opozitës në orën 10:00.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë kryetari i opozitës gjatë protestës së 16 shkurtit, i cili ftoi sërish qytetarët të protestojnë./real-news.tv