fbpx

“Sot Edi Rama ka 100% të drejtë që…”. Befason ish-ministri, bën deklaratën e papritur

Ish-ministri Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Edi Rama ka sot 100% të drejtë që refuzon Brukselin Zyrtar.

Postimi i Manjanit

Edi Rama ka sot 100% të drejtë që refuzon Brukselin Zyrtar.

Për sa kohë që Brukseli dhe Ëashingtoni zyrtar, së bashku me ambasadat e tyre në Tiranë, shohin ende si “legjitim” çyrykparlamentin tonë, pa numrat e duhur sipas Kushtetutës dhe opozitë politike, Edi Rama ka të drejtë të bëjë çfardo ligji t’i dojë trapi!

Vetë i kanë thënë se Parlamentin monist e ka “legjitim”. Është kaq e thjeshtë.

Tjetër gjë pastaj nëse shqiptarët e pranojnë apo jo dhe përsa kohë, këtë standard të drejtimit të qeverisjes së tyre…