Sot episodi i katërt, por ‘Daenerys’ thotë se më e bukura nuk ka ardhur ende

Game of Thrones nuk ndalon së befasuari fansat e tij, dhe tani që fundi është shumë afër, gjërat po bëhen gjithmonë edhe më emocionuese për ta.

Për sezonin e tetë të këtij seriali, fansat ishin paralajmëruar se do të pësojnë disa sulem të vogla në zemër, për shkak se do të zhvillohen luftërat më të mëdha.

Beteja e Winterfellit, i kishte drithëruar fansat e telenovelës, duke bërë që fansat të pushtohen nga emocionet, në luftën kundër endacakëve të bardhë. Ky episod, theu të gjitha rekordet e historisë televizive, duke shënuar kështu skenën më të gjatë lufte në një film, ndërsa u deshën 55 net për ta xhiruar.

Por, ndër aktoret kryesore të kësaj telenovele, Emilia Clark, e cila e luan rolin e Daenerys Targarye, tha gjatë një interviste se episodi i pestë i sezonit të fundit, do të jetë edhe më i madh sesa episodi i tretë.

Ajo në një intervistë tek programi Jimmy Kimmel Live, foli pak për episodin e pestë.

Ajo përmendi se episodet e mbetura janë “tmerruese” dhe se “Episodi i pestë është më i madh”.

Duke shtuar se episodet në vazhdim do të na japin një spektakël të mrekullueshëm, ajo tha se kur vjen koha për episodin e pestë, gjeni një televizor, sa më të madh që është e mundur.

Sezoni i fundit i telenovelës “Game of Thrones” i ka 6 episode, dhe 3 prej tyre tashmë kanë përfunduar.