fbpx

‘Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor’, Nard Ndoka tall keq Ramën

Ish-deputeti Nard Ndoka ka lidhur vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme vendosjen e maskave edhe në rrugë me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti ironizon kryeministrin Rama.

“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor! Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë! Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare”, shkruan Nard Ndoka.