fbpx

Sot është dita më e trishtuar e vitit, e “Hëna Blu”

E hëna e tretë e janarit njihet gjerësisht si e hëna blu, e njohur ndryshe si dita më e trishtuar e vitit. Dita më depresive e vitit është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog. Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi arsyen e “ditës më të trishtuar të vitit”.

Sipas studimeve, kjo ndodh në bazë të një formule që vjen pas dhjetorit të festave dhe ngjyrave, atmosferës së ngrohtë të dashurisë familjare e ndërsa ndikohet nga kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Ndërsa sa i përket ushqimit British Dietic Association sugjeron që në këtë ditë të konsumohet shumë ushqim për ta kaluar stresin.

Këshillohet që të mos konsumohet kafeinë dhe pije energjike, por pije hidratuese.

Por, për të evituar përjetimin e “të hënës blu”, vendosni në tryezë shumë perime, qëndroni aktivë, bëni shëtitje në natyrë, mos refuzoni marrëdhëniet seksuale dhe merrni sa më shumë vitaminë D.