Sot Forcat Speciale festojnë 20-vjetorin e krijimit, krenari kombëtare

"Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm”

Batalioni i Forcave Speciale shqiptare është një aset kombëtar dhe është krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë, krenaria e secilit prej nesh. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia.

Ishin këto fjalët e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaccka, e cila ishte e pranishme në ditën e 20-vjetorit të krimit të Forcave Speciale të ushtrisë, një ditë e u shndërrua në festë, ku morën pjesë edhe familjarët e pjesëtarëve të këtij batalioni.

“Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Familjarët, por sidomos fëmijët e pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale u bënë pjesë e një programi argëtimi me animatorë dhe numra cirku.

Me këtë rast, u ekspozuan armatimet, pajisjet dhe mjetet që ka në përdorim batalioni i Forcave Speciale, ku gjithashtu fëmijët ishin frekuentuesit më të mëdhenj. Në festën e 20-vjetorit të Forcave Speciale morën pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandantët e forcave, ish-komandantë e këtij batalioni, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, si dhe të ftuar të tjerë.

Lër një koment