Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Ukrain_zgjedhjet.jpg

Në Ukrainë janë duke u mbajtur zgjedhjet për president të shtetit, sot janë hapur vendvotimet dhe janë zgjedhjet e raundit të parë.

39 kandidatë në garë për presidencën e vendit, por sipas BBC vetëm njëri nga tre të parët në listë mundet të fitojë.

Kandidatët më të fortë konsiderohen Volodymyr Zelenskyy, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko.

Asnjë nga kandidatët pro-rusë nuk po vlerësohet si kandidat që mund t’i fitojë këto zgjedhje.

Sipas BBC, edhe komediani Volodymyr Zelenskyy, mundet të fitojë në këto zgjedhje.

Nëse asnjë kandidatë nuk merr më shumë se 50 përqind të votave, atëherë më 21 prill do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, ku do të garojnë dy personat që kanë marr vota më shumë.

Presidenti ukrainas ka kompetenca të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303