fbpx

Sot në 18:00 / Partizani-Kukësi me aromë titulli, Flamurtari do fitoren e parë ndaj Skënderbeut

Partizani-Kukesi.jpg

Luhet Partizani-Kukësi, sfida më e rëndësishme e javës së 12-të të Superiores, që vë përballë pretendentët kryesore për titullin kampion. Në orën 18:00, në “Sellman Stërmasi”, tifozët dhe opinioni futbolldashës në vend kanë mundësi të dëfrehen me një ndeshje elitë, që ka përcjellë emocione maksimale dhe adrenalinë më sezonet e fundit, pasi si të kuqtë ashtu dhe verilindorët kanë luftuar për objektiva madhorë.

Aktualisht, Partizani renditet renditet në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se Bylisi dhe Tirana (kryesuesit), ndërsa Kukësi është i 6-ti me tre pikë më pak se kryeqytetasit. Një diferencë e papërfillshme kur sheh ngjeshje e renditjes dhe se si mund të ndryshojë ajo me një fitore apo humbje.

Në duelin e parë të këtij sezoni, Partizani i rrëmbeu Kukësit trofenë e Superkupës, falë suksesit me përmbysje në kohën shtesë, por vetëm pak ditë më vonë verilindorët u hakmorën në premierën e kampionatit me gol të Vasil Shkurtajt me 11-metësh.

Nga rezultatet dhe renditja kuptohet qartë se përtej epërsisë në sfidën direkte në kampionat, Partizani ka grumbulluar plot 6 pikë më shumë në sfidat me ekipet e tjera. Skuadra e Duros ka patur “shënjestër” më të dobët me ekipet e vogla, me të cilat ka lënë shumë pikë rrugës.

Sa i përket formacionit, Partizani ka emergjenca në mesfushë, aty ku Romero mungon për arsye kartonësh, ndërsa Telushi vuan një dëmtim që e ka detyruar të përgatitet i veçuar. Probleme ka edhe Solomon, ndërsa Hakaj ka kaluar një gjendje gripale. Nëse Lerda vendos të lërë në stol Telushin, pritet që në vend të tij të aktivizohet Mala, ndërsa Idrizaj të luaj titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Takimi tjetër i kësaj jave të 12-të, që do të luhet në orën 18:00 është Flamurtari-Skënderbeu. Disa vite më parë ishte një duel titulli, por realitet e të dyja skuadrave ka ndikuar shumë në zbehjen e kësaj përballjeje. Flamurtari rezulton të jetë ekipi më i dobët i Superiores në fazën e parë, me vetëm 2 pikë në 11 ndeshje, ndërsa korçarët, në pamundësi për të luajtur në Europë për shkak të pezullimit 10-vjeçar, ka patur luhatje të mëdha në rezultate, aq sa ka rrëshqitur në vendin e 8-të. Gjithsesi, një fitore e mundshme do ta katapultonte ekipin e drejtuar nga Ilir Daja në grupin e kryesuesve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303