Sot nis hapja e kufijve mes vendeve të BE, ja cilat janë ato

52744938_401.jpg

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca lehtësojnë nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. 

Hapja mes kufijve të tyre nuk do të jetë për të gjithë.

Nga mesnata e së shtunës udhëtarët lejohen për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje. Këto lirime përfshijnë Gjermaninë, Francën, Zvicrën dhe Austrinë. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin professional. Kush kërkon të bëjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojë atë në kalimin kufitar. Kontrolle kufitare do të ketë, por vetëm sporadike.

Turistët ende nuk lejohet të udhëtojnë

Udhëtimi për shkaqe turistike, blerje apo karburant nuk lejohet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.

Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303