fbpx

Sot nis zyrtarisht fushata, OSBE: Partitë të respektojnë ligjin

Screenshot_41-11.jpg

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri, ndërsa prezenca e OSBE në Shqipëri u kërkon partive politike dhe institucioneve që të respektojnë ligjin. Një nga kërkesat e OSBE-së është që të mos përdoret administrata dhe burimet e saj në fushatën elektorale.“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë në nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR” thuhet në deklaratë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303