fbpx

Sot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u shuan 51 jetë

termeti1-770x434-600x360.jpg

51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur, ky ka qenë bilanci i tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Dëme të shumta patën shumë familje, sidomos në Thumanë por edhe në disa zona të Durrësit.

Shtëpi të shembura, pallate të shkatërruara dhe institucione të rrënuara. Këto pamje shiheshin kudo.

Gjithashtu, prekëse kanë qenë edhe thirrjet dëshpëruese dhe lotët e familjarëve të të plagosurve si dhe viktimave.

Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që kanë humbur banesat e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303