fbpx

Sot pretenca për dosjen “Babale”. Ja sa vite burg rrezikojnë të akuzuarit

alizoti.png

Sot ora 13:00, prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”, ku të akuzuar janë dhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Caktimi i seancës është bërë nga Gjykata e Tiranës.

Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Ardi Veliu dhe Fredi Alizoti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303