fbpx

Sot proteston opozita, bllokohen rrugët që të çojnë te zyra e Edi Ramës

Screenshot_1-16.jpg

Opozita do të protestojë sot sërish ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye, të gjitha rrugët që të çojnë te zyra e Kryeministrisë janë të bllokuara.

Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të menaxhuar si duhet protestën e opozitës dhe që ajo të mos dalë jashtë kontrollit, siç paraqitet edhe në videon e dërguar në Real News.

Protestat të cilat tashmë janë shndërruar në një rutinë të opozitës së kryesuar nga Lulzim Basha duket se do të shoqërojnë vendin deri në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303