Sot sfida me Moldavinë, Reja kërkon doemos fitoren

Reja-konference.jpg

Pa u harruar ende mirë humbja me Islandën, kuqezinjtë e Edi Rejës do të duhet të përqendrohen te sfida e sotme në “Elbasan Arena”, ndaj Moldavisë.

Trajneri italian doli ditën e djeshme në konferencën e zakonshme për shtyp, ku paralajmëroi ndryshime në formacion, për të futur në fushë futbollistë më të freskët.

A mendoni se mbrojtja me 3 është e duhura për këtë skuadër?

Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, pasi kundërshtarët nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portën tonë.

Çfarë do të ndryshoni për ndeshjen me Moldavinë?

Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhe pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë dhe vendosur.

Mendoni se Shqipëria ka potencial për të synuar vendin e dytë?

I kemi të gjitha mundësitë, por na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më përpara. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.

E keni ndarë mendjen për formacionin?

Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë 3-4 ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim.

Si e shikoni situatën në grupin tonë eliminator?

Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, und duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht. Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të fituar, ndonëse e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart. Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë, aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara. (Supersport)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303