Sot të 40-at e Kaçifas, 103 grekë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

Screenshot_20-3.jpg

Ka nisur në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas.

Deri më tani në Shqipëri ka kaluar një autobus me nacionalistë grekë, ndërsa janë ndaluar 103 persona, të cilëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese.

Në drejtorinë e qarkut të Gjirokastrës kanë mbërritur forcat e Antiterrorit dhe ato të RENEA-s në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se ekstremistë greke hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifas.

Gjatë natës, gazetari Panajotis Savidis, gazetar i ‘ProtoThema’ është ndaluar që të hyjnë në pasi ka qënë mjaft aktiv në nxitjen e urrejtjes mes dy vendeve në shkrimet e tij.

Persona ende të panjohur i kanë vendosur emrin e Kaçifas një rruge në qendër të fshatit BularatKonstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

Në Gjirokastër do të zhvillohet edhe një protestë edhe nga shqiptarët para konsullatës greke. Mendohet që protestat nuk do të kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën për shkak të largësisë gjeografike.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303