fbpx

Sot Tirana pa drita, mësoni zonat dhe oraret

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë me dije se ditën e sotme do të ketë disa zona në Tiranë pa energji elektrike.

Siç është planifikuar, OST do të punojë në Farkë dhe Traktora për të instaluar matësit.

Prandaj OSSH është e detyruar që të stakojë energjinë në datat 12 dhe 14 gusht, në orën 09:00-12:00.

Zonat që do të mbeten pa energji janë Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG, Lundër.

Punimet vijojnë në vazhdimësi të implementimit prej një viti të projektit të instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.