TË FUNDIT

Sot u vra, gazetarja tregon si Saimir Hoxha i shpëtoi jetën Jozefina Topallit: I doli para me makinën e tij. U plagos…

Gazetarja Doriana Bezati i ka kushtuar disa rreshta në profilin e saj në Facebook efektivit Saimir Hoxha, i cili u vra sot nga Aldi Rama. Në një postim, Bezati ka zbuluar edhe një tjetër rast, kur Hoxha ka rrezikuar jetën e tij për të mbrojtur atë të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Sipas statusit të bërë nga gazetarja, nё vitin 2007 teksa ishte oficer i policisё rrugore dhe shoqёronte kryetaren e parlamentit tё asaj kohe Jozefina Topalli, nё aksin Milot-Shkodёr, Hoxha shmangu njё pёrplasje. Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke i dalё me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.

Statusi i Bezatit:

Pёr Saimirin…Pёrpara se tё kriste pistoleta TT nё Kune Vain rreth orёs 10.30 tё kёsaj tё marte, Saimirin nuk e njihnin shumё njerёz. As unё. Ai ishte njё nga mijёra punonjёs policie qё i shёrbenin vendit nё heshtje. Megjithse prej vitesh i ishte mohuar rritja nё gradё, ai sёrish shёrbente ku e caktonin, nё Kukёs, nё Lezhё e kudo. Shёrbeu si oficer i policisё gjyqёsore, polic rrugor e oficer krimesh. I rritur nga dy prindёr mёsues nёnkomisar Saimir Hoxha mёsoi tё ishte i ndershёm. Pёrgjegjёsinё ndaj detyrёs nuk e tregoi vetёm sot ku la frymёn e fundit por edhe mё herёt kur u plagos nё shёrbim duke kryer detyrёn. Nё vitin 2007 teksa ishte oficer i policisё rrugore dhe shoqёronte kryetaren e parlamentit tё asaj kohe Jozefina Topalli, nё aksin Milot-Shkodёr, ai shmangu njё pёrplasje. Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke I dalё me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.

Saimiri nuk punonte pёr lavdi.  Edhe sot e nisi ditёn hetёt, asgjesoi 110 rrёnjё kanabis e teksa po kthehej nёkomisariat pa makinёn e volswagen dhe instikti i policit I tregoi se aty diҫka nuk shkonte. Aty ishte njё 21 vjeҫar qё pa njohur ҫ’ёshtё shkolla kishte njohur burgun. Pa bёrё njё punё nё jetёn e vet mbushte xhepat me drogё dhe helmonte bashkёmoshatarёt. I rritur me idhuj “Toto Rina” lunate mafjozash me jetёn. Qёlloi drejt nёnkomisarit dhe i mori jetёn. Dy fёmijёt e Saimirit nuk do ta shohin mё babin. E di ҫfarё jetё tё pret kur luan mafjozash?! Aldi Rama u end shkurreve pёr 6 orё e kur u zu si miu nё ҫark pranё njё kanali qёlloi dhe plumbi kapi cepin e ballit tё tij. Mes jetёs e vdekjes u gjet nё kanal disa minuta pas tё shtёnёs nga kolegё tё Saimirit qё e ҫuan nё spital.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat