Spahia zbulon mesazhet tronditëse: Mjekët në Tiranë punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar mesazhe, të cilat flasin për faktin e rëndë se në Politeknikën Qendrore në Tiranë, mjekët punojnë pa mjete.

Spahia shprehet se zonja Manastrliu ka degdisur shëndetësinë në një gjendje shumë të rëndë. Ai shton se kjo gjendje është në zemër të Tiranës e se vetëm mund të imagjinohet sesi është situata në rrethe.

KUR REALITETI RREZON FASADEN QESHARAKE NE MES TE TIRANES!

Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene? Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????