SPAK heq sekuestron për një banesë në Shkodër

SPAK ka vendosur heqjen e masës së sekuestros (në kushte emergjence) për një ndërtesë 1-katëshe në Shkodër.

Sekuestrimi i pronës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.

Sipas SPAK banesa njëkatëshe është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

  • Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
  • Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
  • Automjet, marka “Audi A8”.
  • Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
  • Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
  • Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët