30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme

spot_img

Spanja pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për herë të tretë brenda më pak se katër vjetësh për shkak se partitë e qendrës së djathtë dhe deputetët katalanas kanë votuar kundër miratimit të buxhetit shtetëror.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, po përballet me një betejë të ashpër politike për buxhetin e vitit 2019 për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga opozita dhe kritikët e qeverisë. Partia e kryeministrit Sanchez i ka vetëm 84 ulëse në kuvendin me gjithsej 350 ulëse. Ajo kishte ardhur në pushtet pas votës së mosbesimit ndaj Partisë Popullore Konservatore, me ndihmën e partive nacionaliste dhe katalanase.

Sidoqoftë, dy partitë kryesore katalanase i janë bashkuar Partisë Popullore dhe partisë “Qytetarët”, të cilët votuan kundër miratimit të buxhetit të propozuar nga qeveria. Kundër buxhetit ishin 191 deputetë, 158 deputetë e përkrahën atë dhe një deputet abstenoi.

Pritet që kabineti qeveritar i kryeministrit Sanchez të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të shpallen zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme, të cilat besohet se do të mbahen në prill ose në maj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat