Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme

Spanjollët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel në zgjedhjet kryesore që mund të shohin një rikthim të një partie të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës, për herë të parë që nga kalimi në demokraci.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, kohë lokale, dhe pritet të mbyllen në orën 18:00, edhe pse mund të ketë zgjatje deri në orën 21:00 në raste të caktuara.

Kryeministri Pedro Sanchez i Partisë Socialiste të Punëtorëve të qendrës së majtë të Spanjës (PSOE) thirri zgjedhjet e parakohshme pasi qeveria e tij nuk arriti të kalojë një buxhet në shkurt.

Ka pesë parti kryesore që mund të formojnë dy koalicione të mundshme qeverisëse; njëri i përbërë nga partitë e krahut të majtë dhe nacionalistët rajonalë, tjetri me qendrën tradicionale dhe të djathtën ekstreme.

PSOE pritet të fitojë shumicën e vendeve, megjithëse mungon shumica.

Sanchez përmendi “rrezikun real të krahut të djathtë që mund të bëhet e djathtë ekstreme” si një arsye për të mbështetur PSOE-në.

Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë.

Kriza e Katalonjës, duke nisur nga referendumi për pavarësi në 2017 e deri tek administrimi qendror i Madridit shkaktoi një çarje të thellë mes kampit të majtë dhe atij të djathtë; nëse anketimet rezultojnë të sakta, asnjëri prej tyre nuk mund të presë të sigurojë shumicën absolute./real-news.tv/