fbpx

Spanja shkon sërish në zgjedhje, dështon krijimi i koalicionit

spanja.jpg

Spanja do të shkojë sërish në zgjedhje të reja parlamentare më 10 dhjetor pasi socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez dështuan të krijojnë një koalicion qeverisës, 4 muaj pas fitores së zgjedhjeve të fundit. Kryeministri Sanchez tha se vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje, pasi partia Podemos nuk ishte bashkëpunuese duke bërë që të dështojnë negociatat.

Këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet e katërta për Spanjën brenda katër viteve dhe të dytat që zhvillohen brenda 7 muajve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303